Fermerët vitias trajnohen për kultivimin e mjedrës

Gjilani

Fermerët vitias trajnohen për kultivimin e mjedrës

Nga: Aziz Zuka Më: 24 maj 2017 Në ora: 15:35
Pamje nga trajnimi i kultivuesve të mjedres

Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me NPT "Agropharma", sot në Viti,  është mbajtur një trajnim për kultivuesit e mjedrës të komunës së Vitisë. Në këtë trajnim fermerët vitias që merren me kultivimin e mjedrës janë njoftuar nga ekspertët, Lavdim Lepaja dhe Besim Sahiti mbi kultivimin e drejtë të kësaj kulture bujqësore.

Përndryshe në këtë komunë çdo ditë e më shumë po rritën sipërfaqet e parcelave të mbjella me mjedër, kurse javë më parë është bërë edhe shpërndarja e fidanëve të mjedrës për 17 fermerë dhe atë në një hapësire prej 20 ari për çdo përfitues.

Ndryshe  do theksuar se viteve të fundit  fermerët e komunës së Vitisë kanë shtuar edhe sipërfaqet e tyre me të mbjella me kultura  pemësh si mollë, qershi, dardhe, kumbull  etj, e në këtë  kontekst kjo është bërë e mundur edhe përmes ndihmave /subvencioneve/ financiare që kë dhënë komuna dhe Ministria p E bujqësisë e Republikës së Kosovës. Ndërkohë që  është shtuar interesimi i femerve për mbjelljen e  fidanës së mjedrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat