PDK e Gjilanit mbështet kandidaturën e Zenun Pajazitit dhe Leonora Morina-Bunjakut

Gjilani

PDK e Gjilanit mbështet kandidaturën e Zenun Pajazitit dhe Leonora Morina-Bunjakut

Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:59
PDK, Gjilan

Strukturat e degës dhe ato të nëndegëve, bashkërisht sot Iidhanë mbështetje të fuqishme kandidaturës së Zenun Pajaziti dhe Leonora Morina – Bunjaku, për deputet në Parlamentin e Kosovës.

"Të gjitha votat e elektoratit të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, do të oritentohen në kandidatët e PDK-së, ngase potenciali i kandidatëve tanë është i pa konkurrencë", thuhet në njoftimin e PDK-së.

"Prandaj, ky përcaktim yni dhe ky mobilizim gjithandej, i përcjellë me frymën e fitorës, padyshim do të sjell fitoren e PDK-së, të kandidatëve tanë gjithsesi dhe të koaicionit në përgjithësi, u tha njëzërit në këtë takim", thotë PDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat