Gjilani kërkon ndihmë nga MBPZHR për kompensimin e dëmeve nga breshëri

Gjilani

Gjilani kërkon ndihmë nga MBPZHR për kompensimin e dëmeve nga breshëri

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 14:15
Gjilani

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit ka kërkuar mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vlerë prej 45 mijë euro, për t’ua kompensuar bujqve dëmet të shkaktuara nga breshëri më 14 dhe 26 qershor.

Ramiz Ramdani nga kjo drejtori, ka thënë se Komuna nuk ka mundësi t’ua kompensojë shumën e kërkuar, andaj i janë drejtuar ministrisë përkatëse.

Ai theksoi se menjëherë pas rënies së breshrit, ka themeluar komisionin profesional, i cili pas vizitave në terren ka konstatuar se dëmet janë të konsiderueshme dhe i janë dokumentuar Ministrisë së  Bujqësisë.

Ramadani shpreson se kjo kërkesë do të merret parasysh, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë bujqve të dëmtuar të komunës së Gjilanit, të cilët jetojnë nga kjo veprimtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat