Haziri: Brendet e Gjilanit shiten në tetë vende të Lindjes

Gjilani

Haziri: Brendet e Gjilanit shiten në tetë vende të Lindjes

Nga: A.M. Më: 14 korrik 2017 Në ora: 12:26
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pas hapjes së panairit të produkteve të Anamoravës ka thënë se është mundësi për të ekspozuar produktet e prodhuara në Gjilan.

Në postimin në Facëbook, Haziri ka thënë se  Gjilani ka brende jashtëzakonisht të fuqishme që shiten në tetë vende të Lindjes së Mesme dhe Lindjes së Afërt

Postimi i plotë:

Sot e hapëm Panaxhyrin e Gjilanit, ku familjet bujqësore, prodhuesit, kompanitë dhe brendet e mëdha, e kanë mundësinë që t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, që ta informojnë opinionin dhe bashkatdhetarët me prodhimet e Gjilanit dhe të Anamoravës.

Ne jemi krenarë me bizneset të cilat e kanë bërë me nam dhe me brend Gjilanin si “Fluidi”, “Calabria”, “Moea”, “Frutimania”, “Ask Food”, “Consoni”, prodhimi i djathit në Bresalc, i bimëve mjekësore në Stanishor, Verbicë të Zhegocit dhe vendbanime tjera. Gjilani ka brende jashtëzakonisht të fuqishme që shiten në tetë vende të Lindjes së Mesme dhe Lindjes së Afërt.

Jemi të kënaqur që prodhimi i shumë produketeve bujqësore në Gjilan është duke u zhvilluar në mënyrë jashtëzakonsht pozitive. Komuna do të vazhdoj ta mbështesë këtë podhim. E falënderoj partnerin tonë strategjik, organizatën gjermane GIZ për mbështetjen. LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat