Të premten përzgjidhen punimet fituese për heronjtë e Gjilanit

Gjilani

Të premten përzgjidhen punimet fituese për heronjtë e Gjilanit

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 17:30
Punimet në zyrën e kryetarit, Lutfi Haziri

Komisioni Komunal të premten do ta bëjë përzgjedhjen e punimeve fituese të shtatores së Idriz Seferit dhe bustet e heronjve, Halim Orana, Hamdi Berisha, Ramiz Cernica, Reshat Ymeri e Muharrem Ibrahimi.

Përgjatë këtyre katër ditëve, qytetarët dhe familjarët e heronjve kanë mundësinë t’i shohin këto punime në zyrën e kryetarit, Lutfi Haziri. 

“Deri të premten ne do t’i hapim zyrat për audiencën, qytetarët dhe familjarët që t’i shohin dhe t’i marrim edhe vlerësimet e tyre, në mënyrë që Komisioni t’i finalizoj anën formale të premten dhe të derdhen në bronz, në mënyrë që me 28 nëntor të vendosen në vende meritore. Ne i kemi ndarë mbi 100 mijë euro këtë vit për vendosjen e tyre”, ka thënë Haziri. 

Ai tha se në këtë mënyrë Gjilani po e mbyll nevojën dhe mirënjohjen për autoritetet që historikisht janë çuar në kryengritje për lirinë e shqiptarëve. 

Gjilani është e vetmja komunë e vlerësuar ndërkombëtarisht nga Këshilli i Evropës me mirënjohjen “Qytet i Paqes”, sikurse edhe nga presidenti i Republikës së Kosovës me “Medaljen e Lirisë”. 

Ndryshe, 2017-në kryetari i Gjilanit e ka shpallur vit të Idriz Seferit, përderisa me kërkesën e tij, është dekoruar me urdhrin më të lartë shtetëror nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat