Haliti priti në takim ambasadorin zviceran Jean- Hubert Lebt

Gjilani

Haliti priti në takim ambasadorin zviceran Jean- Hubert Lebt

Nga: Aziz Zuka Më: 20 korrik 2017 Në ora: 15:50
Pamje nga takimi Haliti-Hubert Lebt

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur të enjtëns në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebt. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka njoftuar atë me zhvillimet e gjithmbarshme në këtë komunë, në veçanti edhe me projektet të cilat janë realizuar dhe po realizohen me përkrahjen financiare të Konfederatës Zvicerane.

Gjithashtu gjatë këtij takimi kryetari i komunës, Sokol Haliti e ka njoftuar atë me parapërgatitjet që po bëjnë institucionet komunale të Vitisë, me rastin e shpalljes qytetare nderi, ish-presidenten e konfederatës Zvicerane, Micheline Calmy-Rey dhe me emërimin e një sheshi në emër të saj. Kjo ngjarje pritet të zhvillohet me 3 gusht në qytetin e Vitisë. Kurse ambasadori, Hubert Lebt tha se ai është i njoftuar se znj. Calmy-Rey me gjithë dëshirë do të bëhet qytetare nderi e kësaj komune, duke potencuar se ajo e çmon shumë këtë gjë.

Pas këtij takimi ambasadori, Hubert Lebt dhe Kryetari Haliti kanë realizuar një ecje nëpër qytetin e Vitisë, më saktësisht deri tek sheshi që pritet të bartë emrin e qytetares së ardhshme të nderit të kësaj komune, Micheline Calmy-Rey ku nga afër ata panë edhe punimet që po zhvillohen në rregullimin e këtij sheshi. Gjatë rrugës ata kanë takuar edhe shumë mërgimtar vitias të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin Helvetik. Mërgimtarët vitias, në veçanti ata që jetojnë në Zvicër, e kanë mirëpritur propozimin e kryetarit Haliti, që ish-presidentja dhe krye diplomatja zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey të shpallët qytetare nderi e kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat