Haziri: Shëndetësia, prioriteti kryesor i qeverisë komunale

Gjilani

Haziri: Shëndetësia, prioriteti kryesor i qeverisë komunale

Nga: A.M. Më: 9 gusht 2017 Në ora: 18:02
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se tashmë kanë filluar punimet për  ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.

Po ashtu, Haziri ka njoftuar se investimet do të kushtojë mbi 1.4 milionë euro dhe se shëndetësia është prioriteti kryesor i qeverisë komunale.

Postimi i plotë:

Këto janë punimet në ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan. Vlera e investimeve është mbi 1.4 milionë euro. Ky objekt gjigant do të t’ia lehtësoj jashtëzakonisht shumë punën stafit shëndetësor, e në të njejten kohë do të ofrojmë shërbime sa më të mira për pacientët. Shëndetësia primare ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i qeverisë komunale sa i përket investimeve. Vazhdojmë me punë t’hajrit! LH

Image
Punimet
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat