40 ditë paraburgim për shtetasin e Serbisë

Gjilani

40 ditë paraburgim për shtetasin e Serbisë

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 16:23
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A. B., në kohëzgjatje prej 40 (katërdhjetë) ditë.

I pandehuri A. B. shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, me datë 21 gusht është arrestuar nga zyrtarët policorë, pasi që për të ekziston një urdhërkërkim ndërkombëtar aktiv, duke përfshirë edhe urdhërarrest evropian aktiv.

I njëjti është shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

I pandehuri A. B., është paraqitur me disa emra të ndryshëm tek autoritetet e vendit, ndërsa është i kërkuar për ekstradim nga autoritetet hungareze

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat