Nëna nga Vitia tregon se si iu mbytë foshnja nga bashkëshorti i saj

Gjilani

Nëna nga Vitia tregon se si iu mbytë foshnja nga bashkëshorti i saj

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 07:39
Ilustrim

Një foshnje e porsalindur është vrarë në fshatin Letnicë i Vitisë, dyshohet se krimin e kreu babai i foshnjës.

Në shtëpinë e Xhezmi Kosumit nga fshati Letnicë i Vitisë, ka ndodhur ky krim i rëndë. Policia posa ka gjetur trupin e pajetë, ka arrestuar babain e fëmijës, ndërsa nëna pas mjekimit, është në përkujdesje të organeve të rendit.

Fëmija i porsalindur i çiftit Kosumi me origjinë nga Malina e Shkupit, është mbytur në një vend jo larg shtëpisë.

Nëna e Zejnije Sylejmanit e ka akuzuar burrin e saj për mbytjen e foshnjës në momentin që ajo kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti për një kontroll pas lindjes.

“Kem menduar  që është një problem gjinekologjikë në mungesë të gjinekologut  ka  ardhur mamia e ka hequr  placente gjakderdhja u ndalm, mirëpo është  dashtë me dërgu në Gjilan edhe me u intersu për fëmijën ku e ka lan  qysh e ka lan edhe në mënyrë të turbullt na tha se e ka lan diku fëmijën…“  ka thënë Gazmend Halili Mjek kujdestar në QMF në Viti.

Policia menjëherë ka shkuar në shtëpinë e Xhezmi Kosumit, por aty nuk e kanë gjetur foshnjën, për ç’gjë ka nisur kërkimin përreth saj.

Jo larg në një përroskë është gjetur trupi i pajetë i foshnjës me ç’rast është arrestuar babai, Xhezmi Kosumi.

” Për momentin jemi  duke u bërë intervistat edhe me dëshmitar tjerë për ta zgjedhur pistën e hetimeve me gjet dyshimet. Për momentin i dyshuar është babi i fëmijës i cili është ndaluar me urdhër të prokurorit “ ka thënë Shaban Azizi Nënkolonel në Stacion e Policisë në Gjilan.

Por Xhevat Kosumi ka mohuar se i vëllai i tij,  tashmë i arrestuar, ta ketë kryer këtë krim.

Ndërkohë nëna e foshnjës e cila pas Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti, kishte kërkuar  ndihmë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, tashmë është liruar nga spitali, por që është nën kujdesin e Policisë së Kosovës.

Por burri i saj i cili dyshohet së është kryesi i veprës, është ndaluar në paraburgim me kohëzgjatja prej 30 ditësh, me kërkesën  e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat