Shpërndahen pako ushqimore për 200 familje skamnore

Gjilani

Shpërndahen pako ushqimore për 200 familje skamnore

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 15:55
Shpërndahen pako ushqimore për 200 familje skamnore

Në Komunën e Gjilanit sot janë shpërndarë pako ushqimore për 200 familje në nevojë, i cili është financuar nga Shoqata “Islamic Relief” dhe mbështetur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Nexhat Hajrullahu, drejtor  i DSHMS-së në Gjilan, tha se solidariteti i treguar nga kjo shoqatë për familjet në nevojë është i mirëseardhur dhe zgjidhje e problemit për ushqim për një periudhë të caktuar.

“Këto 200 familje të mbështetura kanë të zgjidhur problemin e bukës së gojës për një periudhë të ardhshme. Ne do të përkujdesemi vazhdimisht që rastet e rënda dhe me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale t’i mbështesim kohë pas kohe”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kjo drejtori, është duke u marrë në baza ditore me raste të kësaj natyre.

“Si drejtori jemi duke i mbështetur në vazhdimësi një numër shumë të madh të familjeve me gjendje të rëndë sociale dhe tashmë një numër i konsiderueshëm është në skemën sociale. Po ashtu, Komuna e Gjilanit ka krijuar kushte për jetë, ku rreth 50 familjeve u janë ndërtuar shtëpitë e reja, pastaj mbi 35 familjeve ua kemi renovuar shtëpitë, rreth 50 sosh janë duke iu paguar qiratë mujore për banim dhe një sërë aktivitetesh periodike që ndihmohen në forma të ndryshme brenda vitit në bashkëpunim edhe me donatorët”, ka thënë Hajrullahu. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat