Veseli: Gjilanit po i vjen ndryshimi me Zenun Pajazitin

Gjilani

Veseli: Gjilanit po i vjen ndryshimi me Zenun Pajazitin

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 13:45
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Gjilanit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Gjilanit, sot ka pasur një mëngjes pune me disa ndërmarrës, mjekë, profesorë, artistë dhe sportistë të Gjilanit.

Veseli ka thënë se gjilanasit janë entuziastë për fitoren e Zenunit dhe ndryshimin e Gjilanit me të.

“Në krye me Zenun Pajazitin, Gjilanit po i vjen ndryshimi. Entuziastë janë edhe njerëzit që e mbajtën gjallë jetën kulturore e sportive në këtë qytet, bashkë me ndërmarrësit që hapën qindra vende pune për gjilanasit. Edhe profesorët, mjekët dhe punëtorët shëndetësorë besojnë se Zenuni është Forca e Ndryshimit. Mëngjesin e nisëm me ta dhe me qytetarët në Gjilan, që si epiqendër do i prijë zhvillimit të Anamoravës”, ka thënë Veseli.

Qytetarët e Komunës së Gjilanit, sipas Veselit, do të vendosin për platformën qeverisëse të PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat