Haziri: Më 22 tetor, Gjilani do ta dëshmojë besëlidhjen e re

Gjilani

Haziri: Më 22 tetor, Gjilani do ta dëshmojë besëlidhjen e re

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 19:03
Pamje nga tubimi i LDK-se ne Gjilan

Kandidati i LDK-së për komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri ka marrë sot mbështetjen e qindra grave të Gjilanit, në tubimin madhështor të organizuar nga Forumi i Gruas i partisë në Gjilan.

Ai me këtë rast tha se Gjilani, më 22 tetor, do ta dëshmojë besëlidhjen e re dhe fitoren plebishitare të LDK-së. 

“Më 22 tetor, Gjilani do ta dëshmojë besëlidhjen e re. Unë këtë e shoh dhe po dëshmohet çdo ditë, në çdo shtrëngim duarsh me qytetarët. Në mandatin e ri, Gjilani i betonon vetës projektet e mëdha, të cilat të tjerët as nuk mundën, as nuk ditën e as nuk guxuan”, tha ai.

Kryetarja e FG të LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, e falënderoi kryetarin Haziri, për hapësirën e madhe që u ka dhënë gruas në vendimmarrje, ndërsa Lirije Kajtazi, kryetare e FG në nivel qendror, tha se kandidatet për këshilltare të LDK-së janë më të mirat dhe ato janë identiteti i Kosovës. 

Në këtë tubim janë prezantuar edhe 13 kandidatet femra nga radhët e LDK-së për asamble komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat