LDK e Gjilanit premton rritjen e përkrahjes për rininë

Gjilani

LDK e Gjilanit premton rritjen e përkrahjes për rininë

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 16:19
LDK-Gjilan

Rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan po vazhdon me marshin në qytet, duke takuar të rinjtë e qytetit, të cilët po e konfirmojnë mbështetjen e madhe për kryetarin Lutfi Haziri dhe listën e LDK-së në zgjedhjet e 22 tetorit.

Rina Ahmeti, kryetare e Forumit të Rinisë, e cila po vazhdon ta prezantoj programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, ka përmendur projektet e mëdha që qeverisja komunale në krye me Lutfi Hazirin i ka realizuar për rininë.

“Gjatë mandatit të kaluar, kryetari Haziri ka krijuar Fondin e Ekslelencës, është ndërtuar Shtëpia e Rinisë, janë subvencionuar projektet e organizatave rinore dhe studentore, bursa për studentët, sikurse edhe mbështetje financiare në kuadër të projektit për studentët e shkencave kompjuterike”, tha Ahmeti.

Ajo konfirmoi se mbështetja për rininë do rritet edhe më shumë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së LDK-së, në krye me Lutfi Hazirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat