Bajram Hasani i Nismas prezanton pesë projektet e tij për Gjilanin

Gjilani

Bajram Hasani i Nismas prezanton pesë projektet e tij për Gjilanin

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 16:03
Bajram Hasani

Nisma për Kosovën ka bërë hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale, në komunën  e Gjilanit.

Aty kandidati i kësaj partie për kryetar, Bajram Hasani njëherësh edhe ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka premtuar hapësirë të madhe për gratë nëse merr të qeverisë me komunën.

Hasani ka prezantuar pesë pikat kryesore të programit të tij qeverisës.

“Janë pesë projekte kapitale: 1. Krijimi i një zone të lirë ekonomike; 2. Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza; 3. Rrugë qarkore; 4. Ndërtimi i stadiumit me standarde evropiane dhe 5. Krijimi i trafikut urban”, ka shtuar ai.

“E dini se parimi i Nismës është solidaritet të cilat do t’i bëjmë edhe parime të qytetit tonë”.

“Kam caktuar disa prioritete, të fëmijëve tanë të secilit që shkel në Gjilan. Në qeverisjen e Nismës çdo qytetar do të preket direkt nga programi ynë me përmirësimin e kushteve të jetesës”, ka thënë ai para gjilanasve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat