Haziri: Më 28 nëntor do të vendoset shtatorja gjigante e Idriz Seferit

Gjilani

Haziri: Më 28 nëntor do të vendoset shtatorja gjigante e Idriz Seferit

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 17:26
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit Lutfi Hazir

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit Lutfi Hazir, ka mbajtur tubimin zgjedhor në Zhegër, ku k premtuar para simpatizantëve ndërtimin e shtatores së Idriz Seferit përballë asaj të heroit Agim Ramadani.

“Faleminderit pafundësisht për këtë mbështetje madhështore. Po ju informoj se shtatorja e Idriz Seferit po skalitet në bronz dhe më 28 nëntor do të vendoset përballë përballë Agim Ramadanit na lartësi prej 2.8 metra. Nga kjo pjesë kanë dalë kryengritësit më të mëdhenjtë për lirinë e shqiptarëve. Ky tubim është mesazhi më i mirë për rivalët”, ka thënë Haziri.

Ai ka premtuar se vendkalimi kufitar në Stanqiq do të ndodhë brenda këtyre muajve.

“Hapja e vendkalimit kufitar në Stanqiq do të ndodhë brenda këtyre muajve. Lajmi i mirë është se Qeveria e konfirmoi dje ndërtimin e Autostradës dhe projektet e mëdha milionëshe që i kemi siguruar gjatë katër viteve. Do të përfundohet palestra në Zhegër, do të vazhdojmë me punë në Çelik, Haxhaj, Demiraj, Terziaj e deri në Stanqiq. Po ashtu, Zhegra do ta ketë edhe palestrën për nxënës dhe do ta ndërtojmë edhe shtëpinë muze të Agim Ramadanit e Idriz Seferit. Me besim në Zot, do t’i realizojmë bashkërisht”, ka shtuar Haziri.

Në tubim janë prezantuar edhe kandidatët për asamble komunale, Isa Agushi dhe Shemsedin Elezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat