Haziri: Lashtica është kumbare e programit tonë për katërshen e madhe për familjen

Gjilani

Haziri: Lashtica është kumbare e programit tonë për katërshen e madhe për familjen

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 18:44
Fushata e LDK-së në Gjilan

“Ju falenderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme. Për punët që i kemi kryer nuk flas, por ne nuk dalim pa i përfunduar të gjitha punët në Llashticë, në çdo mahallë të fshatit. Frymëzimi i programit tonë për katërshen e madhe në mbështetje për familjen ka lindur këtu. Pra, ju jeni kumbara i programit tonë qeverisës”.

Kështu ka thënë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, në tubimin masiv të mbajtur në Llashticë.

Ai ka nënvizuar se Komuna e ka borxh që t’ia kryej këtij fshati të gjitha punët, marrë parasyshë sakrificën e llashticasve në të gjitha proceset.

Në këtë tubim u tha se Llashtica ka frymuar me LDK’në tradicioanlisht sepse janë njerëz që jetojnë me besim në Zot, familje, e atdhe, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme për kryetarin Haziri dhe listën e LDK’së

Të pranishmëve i është drejtuar edhe kandidati i LDK’së për asalmble komunale, Ramiz Ramadani, i cili mban numrin 4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat