Banorët e tre fshatrave të Vitisë kundërshtojnë kategorikisht Memorandumin mes APK dhe OJQ-së “Godeni”

Gjilani

Banorët e tre fshatrave të Vitisë kundërshtojnë kategorikisht Memorandumin mes APK dhe OJQ-së “Godeni”

Nga: Aziz Zuka Më: 2 tetor 2017 Në ora: 15:11
Pamje nga takimi i banorëve me Sokol Halitin

Në një takim që paten më kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Haliti sot, banorët e  tri fshtrave të komunës  Stubëll e Epërme dhe Stubëll e Poshtme dhe Goden, kanë shprehur kundërshtimin e tyre kategorik  kundër  një memorandum  të Mirëkuptimi të nënshkruar mes Agjencisë së Pyjeve të Kosovës/APK/ dhe Organizatës Joqeveritare “Godeni” për investime në pyjet e komunës së Vitisë.

Sic thanë ata në bazë të këtij memorandumi, është e paraparë rregullimi i rrugëve pyjore, rregullimi i ujërave për pije për kafshët e egra, rregullimi i vendeve për ushqimin e kafshëve, rregullim të foleve të shpezëve, si dhe vendosja e kamerave për monitorimin e pyjeve.

Banorët e ktyre fshtrave përmes përfaqësuesve të tyre thanë se janë Banorët janë kundër këtyre punimeve të cilat po dëmtojnë pyjet nga OJQ “Godeni”, madje ata sot kanë shprehur shqetësimin  dhe brengën e tyre në takim ku kryetari Haliti  u shpreh se edhe ai nuk ka qenë fare i njoftuar lidhur me këtë memorandum dhe se mbështet kërkesat e banorëve.

Sipas banorëve të këtyre fshatrave, OJQ “Godeni” është duke prerë me të madhe malin në kodrën e Stubllavaqës në Stubëll, sikundër edhe shumë pemë të qytetarëve të Stubllës, duke shkatërruar mjedisin-natyrën. “Qytetarët e tri fshatrave Stubëll e Poshtme, Goden e Stubëll e Epërme, nuk janë pyetur e as konsultuar dhe nuk është mbajtur as një diskutim publik me banorët nga palët nënshkruese të Memorandumit në fjalë dhe si i tillë, ai kundërshtohet me të gjitha mjetet dhe rrugët e mundshme”. Ata kërkojnë urgjentisht ndërprerjen e punimeve nga OJQ “Godeni”, për çka edhe kanë nënshkruar një peticion me nënshkrimet e qindra banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat