Haziri: Me investimet e mëdha, Livoçi i Epërm po integrohet në zonën urbane

Gjilani

Haziri: Me investimet e mëdha, Livoçi i Epërm po integrohet në zonën urbane

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 18:33
Haziri, ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij të ardhshme katërvjeçare do të punojë për integrimin e Livoçit të Epërm në zonën urbane

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij të ardhshme katërvjeçare do të punojë për integrimin e Livoçit të Epërm në zonën urbane.

Ai këto komente i bëri gjatë fushatës zgjedhore gjatë një takimi me banorët e këtij fshati, të cilët falënderuan kryetarin Haziri për investimet e mëdha infrastrukturore, përderisa janë shprehur se janë bërë bashkë për ta mbështetur fuqishëm, duke shfaqur besimin se më 22 tetor, ai do të rikonfirmohet fuqishëm.

Haziri theksoi se kjo mbështetje përkthehet me përgjegjësi të madhe në punë.

“Në kuadër të programit tonë qeverisës 2017+, i kemi futur edhe kërkesat e banorëve të Livoçit për implementim gjatë katër viteve të ardhshme. Projekti më i rëndësishëm në këtë pjesë është ndërtimi rrugës katër korsi nga tuneli e deri të penda, duke e integruar këtë fshat në zonën urbane. Do të vazhdojmë të punojmë këtu dhe në secilin fshat të Gjilanit për t’ua bërë më të mirë jetën qytetarëve”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat