Haziri premton ndërtimin e parkut të madh në “Livadhet e Arapit”

Gjilani

Haziri premton ndërtimin e parkut të madh në “Livadhet e Arapit”

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 19:47
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë një tubimi zgjedhor në lagjen “Qendra”, u zotua se në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të punojë që Gjilanin ta bëjnë qendër të madhe ekonomike.

Ai tha se në lagjen Qendra janë duke ndërtuar një shëtitore, e cila do të përfundojë së shpejti, ndërsa do të krijohen hapësira më të mira për qytetarët duke e rrënuar ish-objektin e Ekzekutivit dhe një pjese të ish-ndërtesës së burgut, ndërsa një pjesë do ta ruajnë me kërkesën e Shoqatës së të Burgosurve Politik.

“Po ashtu, jemi në proces të fillimit të rindërtimit të Stadiumit të Qytetit, sipas standardeve të FIFA dhe UEFA”, ka deklaruar Haziri. 

I pari i gjilanasve ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm do ta ndërtojnë parkun më të madh të qytetit në “Livadhet e Arapit”. 

“Në pjesen e “Deremahallës”, do të ndërtohet parku më i madh i qytetit pikërisht në “Livadhet e Arapit”, pastaj me kërkesë të shoqatës së Shurdhmemecëve do ta ndërtojmë një park në qendër”, ka nënvizuar Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat