Ramjanasit i japin mbështetje të fuqishme Sokol Halitit të LDK-së për kryetar komune

Gjilani

Ramjanasit i japin mbështetje të fuqishme Sokol Halitit të LDK-së për kryetar komune

Nga: Aziz Zuka Më: 9 tetor 2017 Në ora: 23:34
Tubimi Parazgjedhor i LDK-së në Ramjan

Në  vazhdën e tubimeve parazgjedhore  për  zgjedhjet lokale të 22 tetorit , Kandidati i LDK-së për kryetarë të Vitisë,  sonte ka mbajtur tubim me qytetarët edhe në fshatin Ramjan të kësaj komune.

Në këtë fshat  ai me bashkëpartiakët e tij  është pritur nga një numër I madh i anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të këtij lokaliteti, fshat ky të cilin Haliti e quan një prej “bastioneve” të LDK-së në këtë komunë.

Kandidati për kryetar komune  I cili kërkon besimin e qytetarëve edhe për një mandaat Sokol Haliti, banorëve u prezantoi projektet konkrete në të cilat do të fokusohet qeverisja e ardhshme në Komunën e Vitisë e drejtuar nga ai.

“Në Ramjan kemi në program të zgjidhim përfundimisht çështjen e ujësjellësit, kanalizmin, do të investojmë shumë shpejt në rrjetin e ndriçimit publik, renovimin e shkollës, investime për shërbime më efikase të përkujdesit shëndetësor”, tha Haliti ndër të tjera. “Janë bërë investime të shumta, janë realizuar projektet të rëndësishme për qytetarët gjatë gjithë këtyre viteve sa kam qenë kryetar. Jam thellësisht i bindur se do ta ruajmë vazhdimësinë me fitoren e radhës”, shtoi Haliti. Haliti ka potencuar faktin se gjatë mandatit që po lëmë pas,  tha se janë përmbushur obligimet dhe premtimet e shumta. Ai tha se është në kërkim të mandatit të ri për t’i përmbyllur projektet e mëdha që i ka filluar, por edhe për të nisur me projektet e reja, duke pasur përherë prioritet dhe qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve vitias.

Në fjalën e tij , ai përmendi gjithashtu edhe rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë para qytetarëve të Vitisë, gjatë gjithë mandatit katër vjeçar, njëjtë sikurse gjatë qeverisjes së kaluar komunale.

Në këtë takim  parazgjedhor u tha se mbështetja e Ramjanit për Halitin është shumë e madhe dhe në rritje të vazhdueshme ku i konfirmuan edhe njëherë këtë përkrahje kandidatit të LDK-së për kryetarë komune. Mbështetje pati edhe për kandidaten për këshilltare të kuvendit komunal të Vitisë, Besiana Regxhepi, e cila edhe një herë i ka hyrë garës për asambliste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat