Salihu prezanton 20 zotimet për Vitinë

Gjilani

Salihu prezanton 20 zotimet për Vitinë

Nga: A.M. Më: 12 tetor 2017 Në ora: 19:51
Sali Salihu

Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sali Salihu, sot ka paraqitur 20 zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje! për këtë komunë.

Pjesë e këtyre 20 zotimeve janë  dixhitalizimi i shërbimeve; ristrukturim i zyrës së prokurimit; depolitizim i plotë i arsimit; përmirësim rrënjësor i kushteve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë dhe funksionalizim i plotë shërbimit të Emergjencës; rritje të sipërfaqeve bujqësore me ujitje; ujë të pijshëm 24 orë; 1000 drunjë/fidane të reja për çdo vit; rrugë, trotuare dhe ndriçim publik; hapja për projekte investive të mërgatës; janë disa nga zotimet që ka shpjeguar para publikut kryetari i ardhshëm i Vitisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat