Haziri: Shëtitorja mbi lumin “Mirusha” është kthyer në qendër për bizneset

Gjilani

Haziri: Shëtitorja mbi lumin “Mirusha” është kthyer në qendër për bizneset

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 15:13
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, është zotuar për vazhdimin e projekteve të reja për komunën në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Ai ka parë sot nga afër punimet në ndërtimin e shëtitores mbi lumin “Mirusha”, me ç’rast tha se kjo shëtitore është kthyer në qendër për bizneset, ndërkohë që planifikohet edhe organizimi i bizneseve të mesme dhe të vogla, duke krijuar vende të reja pune. 

Haziri ka thënë se do të vazhdojë rindërtimi i sheshit, organizimi urban dhe shëtitorja e re do të përfundojë tek furra “Aroma”.

“Ne besojmë që në vitin e ardhshëm do të përfundojnë të gjitha punimet në këtë pjesë dhe do të fillojmë ta rindërtojmë në të njëjtën mënyrë lumin “Stanishorka”, ka thënë Haziri. 

Haziri ka theksuar se sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” tashmë po merr formë, duke vazhduar zgjerimin e rrezes dhe duke e vendosur në plan të parë rrënimin e ish-objektit të ekzekutivit dhe hapjen e hapësirave për qytetarët dhe bizneset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat