Haziri premton mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

Gjilani

Haziri premton mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 12:12
Pamje nga tryeza

Kryetari aktual dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për edhe një mandat për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, në tryezën e organizuar nga shoqata Handikos, e ka prezantuar platformën e tij për mbështetjen e kësaj organizate dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes.

Menaxheri i Handikos, Fatmir Shurdhani, e ka falënderuar kryetarin Haziri, për të cilin tha se ka ofruar kujdes të veçantë për këtë kategori, duke i subvencionuar me mundësitë buxhetore.

Haziri tha se para Zotit dhe para ligjit të gjithë janë të barabartë, duke thënë se me këtë moto ka funksionuar gjithmonë, njofton kumtesa komunale.

“Ky debat po i dedikohet personave me aftësi të kufizuara në javën e Shkopit të Bardhë. Para Zotit janë të gjithë të barabartë dhe me këtë moto kam punuar dhe kam besuar gjithmonë. Me të gjitha mundësitë tona i kemi mbështetur të gjitha kategoritë me nevoja të veçanta, duke përfshirë edhe kontigjentin e ndihmave. Të gjitha trotuaret do t’i rindërtojmë, për t’iu mundësuar qarkullim më të mirë”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat