Haziri premton kujdes të vazhdueshëm për invalidët e luftës

Gjilani

Haziri premton kujdes të vazhdueshëm për invalidët e luftës

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:06
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ku është pritur nga kryetari i saj, Afrim Rexhepi.

Kryetari i Shoqatës, Afrim Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen që tha se u ka ofruar për mirëmbajtjen e zyrës së tyre. 

“Ju jeni i pari kryetar që na keni mbështetur dhe e kemi pasur kujdesin tuaj. Ju falënderoj dhe shpresoj që edhe më tutje do të na përkrahni”, ka thënë Rexhepi. 

Haziri tha se kjo është më pakta që mund të bëjmë për invalidët e luftës, marrë parasysh faktin se ata i dhanë gjymtyrët e tyre për lirinë e shqiptarëve, përderisa  është zotuar se kujdesi për ta do të jetë i vazhdueshëm.                                                     

Gjatë ditës, Haziri  ka vizituar edhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan. 

“Sot kam ardhur t’ju vizitoj dhe t’ua konfirmoj kujdesin e veçantë të Komunës ndaj familjeve të dëshmorëve dhe respektin për qindra burra e gra, të cilët u flijuan për të mirën e përgjithshme. Ata sot i bëjnë roje lirisë së Kosovës”, ka thënë Haziri. 

Ndërkaq, kryetarja e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan, Fatime Ahmeti, ka shprehur falënderim për kujdesin dhe respektin që e ka treguar Lutfi Haziri për familjet e dëshmorëve në vazhdimësi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat