Haliti gjen mbështetje edhe te Stubllasit që të vazhdon qeverisjen e mirë në Viti

Gjilani

Haliti gjen mbështetje edhe te Stubllasit që të vazhdon qeverisjen e mirë në Viti

Nga: Aziz Zuka Më: 16 tetor 2017 Në ora: 19:02
Pamje nga tubimi me elektorat në Stubëll të Eperme të Vitisë

Në tubimin  parazgjedhor të mbajtur me elektoratin e Stubllës së Epërme  dhe fshatrave për rreth, Kandidati I LDK-së  për kryetar të komunës   së  Vitisë, Sokol Haliti, para të tubuarve ka shpalos një pjesë të programit të tij zgjedhor për katër vitet e ardhshme. Ai ka folur për planet e tij në zhvillimin e Vitisë,  e  për kundërkandidatët e tij të subjekteve  politike  ka thënë se nuk posedojnë program.

Sokol Haliti tregoi stubllasëve për synimet e tij edhe për mandatin katër vjeçar dhe i ka bërë një rekapitullim punës së tij gjatë mandatit që po e lë pas në të gjitha fushat e jetës.“Vitia në këtë mandat ka pasur suksese të jashtëzakonshme të gjithmbarshme në të gjitha sferat, infrastrukturë, zhvillimin ekonomik lokal, ambient, bujqësi, arsim shëndetësi dhe kulturë”, tha Haliti.

Në këtë tubim zgjedhor, ai tha se projekti ynë qeverisës po gjenë përkrahje gjithandej ku është shpalosur qartë dhe korrekt, ndërkohë që fjalimi i tij ka ngjallur entuziazëm dhe shpresë se në Viti, fitorja e LDK-së me 22 tetor nuk ka dilema. “Ata nuk kanë program, nuk kanë strategji për të qeverisur, nuk i njohin problemet dhe kërkesat e banorëve. Ne kemi qenë afër jush gjatë këtyre viteve sa kemi qeverisur. Ne i njohim çdo cep dhe kemi të shënuar çdo nevojë dhe kërkesë të banorëve në programin tone qeverisës pas konsultimeve dhe takimeve me ju në çdo fshat”, tha Haliti.

Para stubllasëve Haliti ka shpalosur pjesë nga programi qeverisës i LDK-së, ndërsa ka thënë se do të vazhdohet të punohet edhe në Stubëll, sikurse që është punuar tashmë, pasi ka shumë projekte të reja, ndërkohë që do të përfundojnë së shpejti ato që janë në realizim e sipër.

Këtu është prezantuar edhe kandidati për këshilltar të Asamblesë Komunale, Ilir Ukaj, i cili mori mbështetje të plotë nga bashkëvendësit. “Stublla ka një kandidat të denjë për kuvendin komunal, ka përgatitje profesionale, është njeri i besueshëm dhe i përkushtuar për të punuar për të mirën e përbashkët.

 Ky do të jetë zëri juaj në të ardhmen, bashkë me të do të bëjmë shumë për Stubllën dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij lokaliteti”, tha Haliti, i cili kërkoi që të votohen kandidatët e LDK-së për asamblenë e re komunale pas 22 tetorit.  Gjithashtu Sokol Haliti  ka zhvilluar mbrwmw  takim elektoral në fshatin Radivojcë, ku  I ka siguruar ata  që nën udhëheqjen e tij, fshatrat do të jenë përfituese të projekteve zhvillimore të tjera në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat