Besa Baftiu: Lutfi Haziri është njeri i Hashim Thaçit, Sami Kurteshi do të jetë kryetari i ri i Gjilanit

Gjilani

Besa Baftiu: Lutfi Haziri është njeri i Hashim Thaçit, Sami Kurteshi do të jetë kryetari i ri i Gjilanit

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 18:11
Besa Baftiu

Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke mbajtur tubim zgjedhor në Gjilan, ku mijëra simpatizantë kanë mbushur Palestrën e Sporteve të këtij qyteti. 

Në fjalimin para gjilanasve, deputetja nga ky qytet, Besa Baftiu, ka thënë se me 22 tetor do të marrë fund qeverisja e Lutfi Hazirit, të cilin e ka quartur mik të Hashim Thaçit, duke i cilësuar të dy përgjegjës për decentralizimin dhe gjymtimin e territorit të Gjilanit dhe për krimin e organizuar.

“Tanimë ka ardhur koha që Gjilanit të ndarë, të privatizuar, pa arsim e shëndetësi cilësore, pa ekonomi e pa prodhime vendore  t’i kthehet dinjiteti qe e meriton dhe perspektiva që ua garanton vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE!, me Sami Kurteshin, kryetar të komunës së Gjilanit”, ka thënë Baftiu në këtë tubim.

Më tej, ajo ka thënë se 20 zotimet për këtë komunë përbëjnë platformën e cila e nxjerrë Gjilanin nga gjendja ku është katandisur. Baftiu i ka quajtur mashrues kanidatët e tjerë, kurse ka thënse se me qeverisjen e Kurteshit, do të ua kthejmë dinjitetin mësuesve dhe profesorëve, nxënësve dhe studentëve, pacientëve dhe mjekëve, nënave dhe fëmijëve, te moshuarve dhe të rinjve, bujqve dhe fermerëve, ndërmarrësve dhe bizneseve, te papunëve dhe punëtoreve, sportistëve dhe aktorëve.

“Këtyre të sloganit ‘Forca e ndryshimit’ nuk ju ka mbetur forcë as për ndryshim as për vazhdim sepse populli iu tregojë  se  sa te dobët janë me 11 qeshor. Këta që në slogan kanë vendosur “Lidhja”: ju qytetarë të nderuar e dini se lidhja me ta është lidhja me keqpërdorimin, lidhja me ta është lidhja me nepotizmin, lidhja me ta është lidhja me krimin, lidhja me ta është lidhja me dështimin, lidhja me ta është lidhja me Hashimin”, ka thënë po ashtu Baftiu në këtë tubim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat