Deri në ora 14:00, votuan mbi 25 për qind e gjilanasve

Gjilani

Deri në ora 14:00, votuan mbi 25 për qind e gjilanasve

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 15:00
Arbër Ismajli, në konferencë për media

Sipas informatave nga vëzhguesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan nëpër vendvotime, dalja e qytetarëve deri në ora 14:00 është mbi 25 për qind.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK-së në Gjilan, Arbër Ismajli, në konferencë për media, i cili e ka vlerësuar procesin zgjedhor të qetë dhe pa probleme të theksuara.

Ai u ka bërë apel qytetarëve të Gjilanit që orët e pasdites t’i shfrytëzojnë për të votuar në mënyrë masive dhe për ta përmbyllur në mënyrën më të mirë procesin zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat