Haziri flet për procesin e zgjedhjeve në Gjilan, apelon që të vazhdohet me dalje në votim

Gjilani

Haziri flet për procesin e zgjedhjeve në Gjilan, apelon që të vazhdohet me dalje në votim

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 18:30
Kandidati i LDK-së, për komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri

Kandidati i LDK-së, për komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur rreth procesit të votimit në këtë komunë.

Sipas Hazirit votimi i deritanishëm ka qenë i rregullt dhe se nuk është vërejtur parregullsi apo tendencë që shkakton dëme apo njollos procesin.

“Është proces i qetë dhe po marrin pjesë shumë qytetarë të Gjilanit. Apeloj dhe bëjë thirrjen e fundit që të shfrytëzohet e drejta e votimit deri në ora 19:00 kur edhe mbyllet ky proces.Të dalin të shfrytëzojnë mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e vetë.

Le të ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultat, jam i njoftuar se qytetarë janë masiv dhe apeli ka të bëjë me të gjitha grupmoshat”, ka thënë Haziri.

Sipas tij duhet që të gjithë qytetarët të votojnë dhe të mos e lënë pa dalë.

“Të përcjellin shembullin e të rinjve që votojnë ëpër herë të parë, ashtu siç votuan edhe vajzat e mia sot. Kurse votuesja më e vjetër ishte Sabrie Jerliu në qendrën e votimit në Dheun e Bardhë, 100 vjeç e dy muaj. Duke marrë shembullin e saj në komunën tonë bëjmë të qartë intersimin e qytetarëve që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor. Apelojmë që pjesëmarrja e tyre të jetë më e madhe në këtë proces zgjedhor”, ka përfunduar Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat