Haziri: Krenar për fitoren plebishitare, Gjilani përjetë i Ibrahim Rugovës

Gjilani

Haziri: Krenar për fitoren plebishitare, Gjilani përjetë i Ibrahim Rugovës

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 01:04
Lutfi Haziri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, njëherësh kryetar aktual i Komunës, Lutfi Haziri, është shprehur shumë i lumtur për rezultatin e arritur sot në zgjedhjet lokale.

"Fitorja plebishitare e imja dhe e LDK’së në vitin e madh të kolosit Idriz Seferi, më ka bërë krenar dhe të përgjegjshëm", ka shkruar Haziri në Facebook.

"Faleminderit burrave e grave, të rinjtve e të rejave nga të gjitha lagjet, venbanimet e fshatrat që na bënë fitues të mëdhenj", është shprehur ai.

"Ky qytet është edhe i Mulla Idriz Gjilanit, Agim Ramadanit dhe i të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të Gjilanit. Ky qytet është dhe do të mbetet përjetë i Ibrahim Rugovës", ka thënë Haziri.

"Këtë mbështetje masive jo vetëm partiake, por mbi të gjitha qytetare, ua paça borxh gjithmonë. Kam me mbetë përjetë Luta i Juaj!", ka shkruar Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat