Numërohen mbi 80% të votave, ja si qëndrojnë Haziri, Kurteshi e Pajaziti në Gjilan

Gjilani

Numërohen mbi 80% të votave, ja si qëndrojnë Haziri, Kurteshi e Pajaziti në Gjilan

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 08:37
Lutfi Haziri

Komisioni Qendror ka publikuar edhe rezultatet e numërimit të mbi 80 përqind të votave nga çdo komunë në vend.

Sipas këtyre rezultateve në komunën e Gjilanit sa i përket votave, vazhdon të prijë i pari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Por siç duket nga rezultatet kjo komunë do të shkojë në balotazh.

LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje pritet të takohen edhe në një raund votimesh.

Lutfi  Haziri nga LDK ka gjithsej 15 mijë e 444 vota që I bie 43.30 përqind ndërsa Sami Kurteshi nga Vetëvendosje ka, 9 mijë e 620 vota apo 26.97 përqind.

E  kandidati nga PDK-ja, Zenun Pajaziti mblodhi vetëm 6 mijë e 666 vota apo 19.80 përqind të votave të vlefshme.

Bajram Hasani nga NISMA për Kosovën arriti të sigurojë 482 vota apo 1.35 përqind të tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat