Haliti falënderon qytetarët për besimin e dhënë për të udhëheq edhe për një mandat

Gjilani

Haliti falënderon qytetarët për besimin e dhënë për të udhëheq edhe për një mandat

Nga: Aziz Zuka Më: 23 tetor 2017 Në ora: 18:56
Sokol Haliti

Kryetari i rizgjedhur i komunës së Vitisë Sokol Haliti përmes një mesazhi i është drejtuar qytetarëve duke i falënderuar për besimin e dhënë në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit.

Në mesazhin e tij drejtuar qytetarve Haliti veq tjerash ka shkruar:

Të nderuar qytetarë të Vitisë, anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rini e mrekullueshme e Vitisë.

Shumë i respektuar personel arsimor, mjekë, bujqë dhe fermerë.

Shumë të respektuar mërgimtarë që morrët mundin tuaj të vini e të na përkrahni fuqishëm.

Pensionistë, njer?z të biznesit, shoqata të grave dhe shoqëri civile.

Faleminderit shumë për mbështetjen dhe përkrahjen e fuqishme.

Kjo ësht? fitore e juaja,fitore e punës së mirë dhe angazhimit tonë të përbashk?t grupor.

Është fitore për të ardhmen tonë, për vazhdimin e projekteve të cilat kan? për qëllim rritjen e përkujdesit ndaj qytetarëve.Zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve    të  reja të punës.Rritjen e cilësisë në arsim dhe përkujdesje shëndetësore sa më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.

Ngritijen dhe avancimin e të rinjëve të cilët merren me sport dhe kulturë.

Do të angazhohem shumë për avancimin e bujqësisë duke subvencionuar dhe ndihmuar bujqit dhe fermerët për nevojat e tyre të domosdoshme.

Zoti e bekoftë Vitinë dhe qytetarët e saj të mrekullueshëm.

Sinqerisht i juaji Sokol Haliti-Kryetar i Komunës së Vitisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat