Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj dy të dyshuarve që blen vota

Gjilani

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj dy të dyshuarve që blen vota

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 11:30
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve M. J. dhe N. Sh.

I pandehuri M. J., nga Komuna e Parteshit, dyshohet se në zgjedhjet e 22 tetorit, ka paguar faturën e rrymës personit Z. S., në mënyrë që ky i fundit të votojë së bashku me familjarët e tij për kandidaten e cila ka qenë bashkëshorte e të pandehurit.

I pandehuri N. Sh., shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Parteshit dyshohet se më 22 tetor ka ndikuar tek qytetarët që të votojnë për kandidatin e një partie të caktuar, madje edhe duke ofruar para në këmbim të votës.  

Të dy të pandehurit me këtë veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat