Haziri: Nuk i përziej votat me mashtrues dhe blerës të votave

Gjilani

Haziri: Nuk i përziej votat me mashtrues dhe blerës të votave

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 23:54
Lutfi Haziri

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutif Haziri, ka thënë se nuk do të bëjë koalicion “me mashtrues dhe blerës të votave”.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjinit, duke shtuar së Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shënuar rënie të votave në këtë Komunë.

“Ne si parti politike kemi rritje të votës në Gjilan, dhe kështu do të bëjmë koalicion vetëm me qytetarët e kësaj komune. Në mirëbesim me qytetarët, ashtu si në vitin 2013, presim që mbështetja e tyre do të jetë masive. Do t’i përkushtohemi maksimalisht kësaj lidhjeje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat