Sami Kurteshi tregon nëse do të bëj koalicione me partitë tjera për Gjilanin

Gjilani

Sami Kurteshi tregon nëse do të bëj koalicione me partitë tjera për Gjilanin

Nga: H.Orana Më: 29 tetor 2017 Në ora: 18:06
Sami Kurteshi

Kandidati i Vetëvendosjes për Gjilanin, Sami Kurteshi i pyetur nëse do të bëj koalicion me ndonjë parti për raundin e dytë të zgjedhjeve në Gjilan, ka thënë për “Bota sot” se ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim të tillë.

“Momentalisht ne nuk kemi ndermarrë asnjë veprim të tillë. Ne do të fokusohemi në një fushatë programatike dhe do të bëjmë ftesë për të gjithë votuesit dhe voruesit që përkrahin dhe preferojnë programin tonë qeverisës për Gjilanin të bashkohen me LVV me votën për ndryshimin e keqqeverisjes shumëvjeçare të LDK-së në Gjilan”, thotë Kurteshi.

Ai thotë poashtu se është i bindur për fitore.

“Qeverisja e ndryshimit në Gjilan do të jetë gjithpërfshirëse për të mirën dhe ndryshimin në Gjilan. Kjo na bën të bindur për fitoren”, thekson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat