Një muaj paraburgim për gruan që mbyti fëmijën e saj

Gjilani

Një muaj paraburgim për gruan që mbyti fëmijën e saj

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 12:02
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurës A. S.

E pandehura A. S. nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me datë 27 tetor ka privuar nga jeta foshnjën e saj gjatë lindjes apo pas lindjes, gjithashtu është munduar të fshehë kryerjen e kësaj vepre.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjeve gjatë lindjes”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat