Daut Dauti për përmendoren: Për gjilanasit, regjimi i ri nuk ka qenë më i mirë se ai i vjetri!

Gjilani

Daut Dauti për përmendoren: Për gjilanasit, regjimi i ri nuk ka qenë më i mirë se ai i vjetri!

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 16:52
Daut Dauti

Ditëve të fundit është diskutuar për heqjen e përmendores në qendër të qytetit të Gjilanit dhe zëvendësimin e saj me atë të Idriz Seferit.

Lidhur me këtë gazetari dhe publicisti, Daut Dauti e ka bërë një postim në Facebook, ku sipas tij kjo përmendore është heq me vonesë.

Postimi i plotë:

Spomenikat e Gilanit

Ka qenë një përmendore tjetër në vendin e kësaj që u hoq para dy ditësh në Gjilan. Ajo përmendore që shihet në fotografinë e parë, nga ata që e mbajnë mend, është quajtur ‘Speminiki i Kralit’. Pra, aty ka qenë përmendorja e mbretit Petar i cili e udhëhoqi ushtrinë serbe në dy luftërat ballkanike, në të cilat ushtria serbe shkaktoi masakra të papara deri në atë kohë. Këto masakra kanë qenë të planifikuara që të kulminojnë me gjenocid ndaj  popullsisë shqiptare dhe ndaj asaj që nuk ishte ortodokse në Ballkan.

Spomeniki i Kralit është ndërtuar menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore (1918). Madje inaugurimi është bërë para përfundimit të Konferencës së Versajit pasi që serbët ishin të sigurt që Kosova do të ishte pjesë përbërëse e shtetit të ri sllav që do të quhej Mbretëria Serbe-Kroate – Sllovene.

Porosia apo simbolika e  Spomenikit të Kralit  ka qenë vërtetimi i pushtetit serb në Kosovë. Teksti i shkruar në këtë spomenik ka patur karakter tërësisht serbomadh e fashist pasi që i dedikohej vetëm serbëve dhe lartësonte krimet e tyre.  Ja cili ka qenë teksti:

‘Petrit, Çlirimtarit të Madh

O Mbreti i Madh, baba i kësaj toke, ti me shpatën tënde dhe me mënquri  ke dijtur se si t’ia realizosh ëndërrat popullit tënd sepse lirinë e artë t’i ia solle’.

(Teksti në origjinal:

?????? ?????o? ???????????

? ?????? ?????, ??? ????? ???, ?? ?? ????? ?????? ? ???????? ???? ?? ?????? ????? ??? ???????? ?????, ??? ??????? ?????? ?? ?? ???? ???).

Ky spomenik ka qëndruar deri vonë pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas të gjitha gjasave është rrënuar në vitin 1963, një vit para se të vendosej ky që u hoq para dy ditëve dhe që shihet në fotografinë e dytë. Unë nuk e mbaj në mend kur e kanë hequr por i kam dëgjuar tregimet e pleqëve. Tërë ditën mezi e kanë rrëzuar dhe ate duke e tërhequr me një kamion të ‘Binaqka Moravës’. Thuhet se disa kanë duartrokitur kur Krali ishte plandosë.

Por, pyetja që duhet shtruar është pse qëndroi kaq gjatë kjo përmendore me porosi serbo-madhe?

Sidoqoftë, përmendorja e re që e zëvendësoi këtë të Kralit nuk kishte ndonjë tekst që do të paraqiste ndonjë porosi e cila do ta gëzonte apo lëndonte dikend. Artistikisht përmendorja ishte në rregull. Por, dihej që i kushtohej regjimit të ri (komunist). Për qytetarët e Gjilanit regjimi i ri nuk ka qenë më i mirë se ai i vjetri.

Nëse përmendoret paraqesin pushtetet, ato duhet të shkojnë me regjimin. Por, përmendorja e re duket se ka qenë e pranueshme për qytetarët të cilët nuk janë vërejtur të kenë shprehur ndonjë hidhërim ndaj saj sikur që shprehen ndaj asaj të Car Llazarit e cila u rrënua në verën e vitit 1999.

Megjithatë, edhe kjo u hoq me vonesë sikur ajo e para e Kral Petrit. Pse Gjilani vonohet me rrëzimin e përmendoreve? Apo, ndoshta kjo e fundit nuk është dashur të hiqet. Gjilanasit kanë qenë indiferent ndaj saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat