Haziri kërkon mbështetjen e Velekincës për fitoren e 19 nëntorit

Gjilani

Haziri kërkon mbështetjen e Velekincës për fitoren e 19 nëntorit

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 20:10
Lutfi Haziri

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, tha se dyfishimi i mbështetjes në Velekincës për kandidaturën e tij dhe LDK-në e bën krenar dhe më të përgjegjshëm në punë.

Ai në kuadër të fushatës për balotazh, ka falënderuar Velekincën për mbështetjen e fuqishme më 22 tetor dhe kërkoi dyfishimin e përkrahjes më 19 nëntor.

“LDK është shtëpi e madhe dhe ka vend për të gjithë, prandaj i ftoj edhe ata që kanë pasur hezitime që të na bashkëngjiten për t’i vazhduar punët e hairit”, u shpreh Haziri.

Ai është zotuar se do të vazhdojë me projekte infrastrukturore në pjesën e “Lipovicëve” në Velekincë, sikurse edhe në pjesët tjera të fshatit.

Ai theksoi se me investimet e mëdha gjatë mandatit të kaluar, Velekinca është integruar plotësisht në pjesën urbane, përderisa theksoi se banorët fshatit do të mbështeten jashtëzakonisht shumë me subvencione në bujqësi.

Haziri është zotuar se në qendër të qytetit, në Ditën e Flamurit, do të vendoset shtatorja e kolosit të kombit, Mulla Idriz Gjilani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat