Të paktën gjashtë persona të helmuar pas një iftari në një restorant në Gjilan

Gjilani

Të paktën gjashtë persona të helmuar pas një iftari në një restorant në Gjilan

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 00:25
Gjilan

Të paktën gjashtë persona janë helmuar në një restorant në Gjilan, ku raportohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një iftari  të premtën që e lëm pas.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se hetimet janë ende nuk vazhduar për të kuptuar detajet se si erdhi deri tek kjo gjendje e qytetarëve të cilët kishin kërkuar ndihmë emergjente.

”Është e vërtetë se të paktën gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente të spitalit  në Gjilan. Dyshohet se kanë pasur simptoma helmimi pasi janë ushqyer të premtën në një restorant”.

”Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.  Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet” ka thënë Hashani

Por pavarësisht raportimeve të Policisë së Kosovës se pacientët janë jashtë rrezikut për jetë, Klan merr vesh se në repartin infektiv në Gjilan ishin mbi 15 pacientë të cilët kërkonin trajtim.

Sipas dëshmitarëve të këtij rasti bëhet e ditur se numri i personave të helmuar sa vjen e rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat