Aksion për mbledhjen e produkteve higjienike për Qendrën e Gruas në Gjilan - Bota Sot
Aksion për mbledhjen e produkteve higjienike për Qendrën e Gruas në Gjilan

Gjilani

Aksion për mbledhjen e produkteve higjienike për Qendrën e Gruas në Gjilan

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 22:25
Njoftimi

Një grup i quajtur “Gratë për gratë” ka nisur një organizim për mbledhjen e produkteve higjienike për gratë në nevojë, të cilat janë të strehuara në Qendrën e Gruas në Gjilan.

“Duke parë gjendjen e qendrave të grave dhe fëmijëve (që njihen edhe si strehimore të grave), vajzat udhëtare nga Kosova organizohen që të mbledhin produkte higjiene për Qendrën e Gruas në Gjilan. Ideja ka rrjedhë pasi që kam lexuar nga një blogere udhëtimesh se si ajo mbledh produktet higjienike në hotelet që rri dhe i dhuron për strehimoret e grave.  

Janë disa vajza nga grupi Kosovo Girl Travels që organizojnë këtë ngjarje së bashku, dhe ftojnë të gjithë të japin kontributin. “Nëse nuk keni produkte higjienike por dëshironi të dhuroni diçka për Qendrën e Gruas, jeni të mirëseardhur/a të dhuroni edhe produkte tjera - veshje, ushqime, lodra për fëmijë, etj.”, thuhet në njoftimin e grupit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera