Gjilani me aksion humanitar në Ditën Botërore Humanitare

Gjilani

Gjilani me aksion humanitar në Ditën Botërore Humanitare

Nga: Bota Sot Më: 19 gusht 2018 Në ora: 12:46
Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka mbështetur aktivitin humanitar “Dhuro...bëj të lumtur dikë”, i cili ka nisur sot tek sheshi “Agim Ramadani”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Gjilani po del të jetë qendra më e madhe administrative më sociale në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë:

Të dashur njerëz të vullnetit të mirë, sot kemi nisur me aktivitin e madh humanitar “Dhuro...bëj të lumtur dikë”, me qëllim që t’u dalim në ndihmë sado pak njerëzve në nevojë. Ju ftoj që t’i bashkangjiteni këtij aktiviteti tek sheshi “Agim Ramadani”. Deri tani, qytetarët, Këshilli i Bashkësisë Islame dhe kompania “Durrësi”, kanë dhuruar më shumë se dy tonë veshmbathje për mosha të ndryshme, të cilët i falënderoj shumë. Apeloj që mbështetja për njerëzit në nevojë të vazhdoj.

Me aktivitetin e sotëm, Gjilani po del të jetë qendra më e madhe administrative më sociale në Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, i kemi ndërtuar 65 shtëpi për familjet me gjendje të rëndë sociale, i kemi renovuar 40 shtëpi dhe për 40 familje të tjera po paguajmë qira. Nuk duhet harruar edhe mbrëmjen humanitare për mbështetje ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, prej së cilës kanë përfituar organizatat që i trajtojnë këto raste. Jam krenar me solidaritetin e njerëzve të vullnetit të mirë!

#Gjilani #QendramesocialeneBallkaninPerëndimor

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat