Haziri iu premton rrugë e kanalizim banorëve të Lagjes së Shasivarëve - Bota Sot
Haziri iu premton rrugë e kanalizim banorëve të Lagjes së Shasivarëve

Gjilani

Haziri iu premton rrugë e kanalizim banorëve të Lagjes së Shasivarëve

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 13:56
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me kërkesë të banorëve në Lagjen e Shasivarëve, ka vizituar këtë lagje në Bresalc, të cilët kërkuan nga ai ndërtimi i kanalizimit fekal dhe rrugës në gjatësi prej 400 metrave.

Haziri, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët, ua ka shfaqur zotimin banorëve të kësaj lagjeje se do t’i nisin procedurat për ndërtimin e rrugës dhe kanalizimit, duke iu mundësuar qarkullim më të lehtë.

“Qëllimi ynë është që në këtë mandat qeverisës përfundimisht ta largojmë lloçin dhe vadat gjithandej territorit të komunës. Me të gjitha mundësitë tona do të mundohemi që sivjet ta kryejmë kanalizimin, ndërkaq për vitin e ardhëm do ta asfaltojmë rrugën. Ju garantoj për këtë”, tha Haziri.

Haki Uruqi, banor i kësaj lagjeje, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe zotimin e tij për realizimin e këtyre projekteve jetike për ta.

Përndryshe, javën e kaluar tashmë është përmbyllur me sukses asfaltimi e të gjitha rrugëve kryesore në fshatin më të shpërndarë në komunën e Gjilanit, Bresalc. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...