Haziri: Hapja e pikës kufitare Stanqiq- Bellanoc i jep dimension zhvillimor Gjilanit dhe Grykës së Karadakut

Gjilani

Haziri: Hapja e pikës kufitare Stanqiq- Bellanoc i jep dimension zhvillimor Gjilanit dhe Grykës së Karadakut

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 10:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Me këtë projekt, Gryka e Karadakut dhe Gjilani merr dimension krejt tjetër, zhvillimor, infrastrukturor, e në veçanti zhvillohet bujqësia dhe turizmit malor. Janë projekte që ne do t’i atraktojmë edhe me bashkatdhetarët tanë dhe investitorët e huaj, në mënyrë që kjo zonë me qenë më e zhvilluar”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës së punimeve në ndërtimin e pikës kufitare Stanqiq-Bellanoc, e cila po bëhet me financim të Komisionit Evropian. 

“Hapja e pikës kufitare Sqanqiq-Bellanoc është projekti më i madh në Grykën e Karadakut. Kjo pikë, Kosovës ia mundëson që përmes korridorit të dytë ndërkombëtar për t’u lidhur me korridorin e dhjetë, autostradën Shkup-Selanik. Për ne është me interes lidhja e shqiptarëve të Kosovës me ata të Kumanovës”, ka thënë Haziri, sipas kumtesës për media.

Haziri theksoi se nga mbikëqyrësi i punimeve u njoftua se projekti është në revidim për shkak të jo stabilitetit të tokës, por pritet teknikisht të zgjidhet nga Komisioni Evropian.

“Shpresoj shumë që t’i japin dinamikë sipas kalendarit për të mundësuar lëvizjen për qytetarët, e natyrisht edhe për mallrat në tonelatat e përcaktuara”, ka nënvizuar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat