Bletarët e Gjilanit subvencionohen me centrifuga elektrike - Bota Sot
Bletarët e Gjilanit subvencionohen me centrifuga elektrike

Gjilani

Bletarët e Gjilanit subvencionohen me centrifuga elektrike

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:59
Bletarët e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë përgëzuar përfituesit e 30 centrifugave elektrike dhe kanë garantuar për rritje të buxhetit për sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2019.

Haziri ka thënë se baza e zhvillimit lokal-ekonomik në Anamoravë mbetet bujqësia, e cila është siç ka thënë ai është qeliza e zhvillimit dhe baza kryesore që do të vazhdojmë me investime dhe rritje të subvencioneve.

“Ne jemi regjioni më i madh që po hymë në industrinë e përpunimit të ushqimit, konkretisht përpunimin e mishit. Do të vazhdojmë tutje në bazë të programit për bujqësinë që të financojmë projektet vjeshtore. Jemi përfitues të programeve të Komisionit Evropian, e sot edhe nga USAID-i, që Komuna e Gjilanit është duke kërkuar vazhdimisht programe e projekte në emër të bujqve”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani ka potencuar se në Gjilan nuk ka bletar që posedon mbi 30 bletë e që nuk është pajisur me centrifugë elektrike.

“Planifikimi i Drejtorisë për këtë vit është subvencionimi i mbjelljeve vjeshtore me farë gruri dhe po në këtë vit do të bëhet ngritja e 20 hektarëve me kulturën e arrës, falë mbështetjes së kryetarit Haziri, që Gjilanit i ka siguruar edhe një program zhvillimor në vlerë prej rreth 500 mijë euro dhe sektori i bujqësisë është përfituesi kryesor”, tha ai.

Ndryshe, Gjilani ka 297 bletarë, prej të cilëve 101 bletarë kultivojnë mbi 30 shoqëri bletësh e 196 të tjerë kanë më pak se 30 shoqëri, që mbledhur në total në Gjilan janë gjithsej 6700 shoqëri bletësh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...