Edhe fermerët vitias diskutojnë për projekt buxhetin komunal për vitin 2019-2021

Gjilani

Edhe fermerët vitias diskutojnë për projekt buxhetin komunal për vitin 2019-2021

Nga: Aziz Zuka Më: 29 gusht 2018 Në ora: 16:16
Foto nga takimi

Në vazhdën e takimeve me qytetarë lidhur me diskutimet publike  për Drafat buxjetin komunal dyvjeçar të ardhshëm  në Viti është organizuar debat edhe me fermerët vitias. Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se kjo komunë përveç që po mbanë diskutimet publike për hartimin e buxhetit komunal me qytetarët e lokaliteteve të ndryshme ka përzgjedhur të mbajë një takim edhe me fermerët vitias me qëllim që ata jo vetëm të jenë të njoftuar mbi buxhetin komunal por edhe të jenë pjesë e hartimit të listës për investime kapitale. Kurse Ibrahim Rama,

 Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim bëri me dije ndarjen buxhetore për vitin në vijim duke potencuar se buxheti komunal është i vogël krahas kërkesave dhe nevojave të cilat i kanë edhe fermerët vitias por shtoj se përmes projekteve të ndryshme po realizohen projekte të rëndësishme edhe në sektorin e bujqësisë. Ai po ashtu tha se pjesa më e madhe e grandeve dhe subvencioneve që ndahen për fermë ndahen nga niveli qendror duke thënë se do të ishte më mirë që ndarja e këtyre mjeteve të bëhet nga vetë komunat pasi që ata dinë më së miri nevojat e fermerëve të tyre. Kurse Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural tha se pos buxhetit që është i ndarë për subvencione ata thanë se fermerët vitias përfitojnë edhe nga rregullimi i rrugëve bujqësore por edhe nga kodi për participimin me donatorë, duke potencuar se ata kanë donatorë të ndryshëm të cilët investojnë në sektorin e bujqësisë dhe për këtë ai i falënderoj partnerët me të cilët kanë realizuar dhe po realizojnë projekte të ndryshme në këtë sektorë. Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira. Ndërkaq në fund të këtij takimi fermerët thanë edhe propozimet e tyre dhe të to ishte rregullimi i rrugëve bujqësore me qëllim që fermerët të kenë më të lehtë qasjen në parcelat bujqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat