Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit E. I. në kohëzgjatje prej një muaji.
I pandehuri E. I. dyshohet se dje ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij V. Z. dhe gruas së tij F. Z. me ç’rast kjo e fundit është dashur të marr ndihmën mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale sulm lëndim i lehtë trupor.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurin.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.