Pickimi i rriqrave / Babizioza/ mbytë me dhjetëra gjedhe fermerëve vitias

Gjilani

Pickimi i rriqrave / Babizioza/ mbytë me dhjetëra gjedhe fermerëve vitias

Nga: Aziz Zuka Më: 18 shtator 2018 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Të paktën 20 krerë lopë, kanë ngordhur ditët e fundit nga pickimi i rriqrave në disa fshatra të Komunës së Vitisë e fshatrat më të goditura sipas informative që morrëm në Drejtorinë e Inspekcionit në Viti janë Lubishta,Buzoviku, Pozharani dhe Sllatina,bagëtia e fermerve  të ktyre fshatrave janë më të goditura.

Rastin e pickimit të rriqërave e ka konfirmuar dje edhe  Skender Ahmeti, e ka konfirmuar për gazetën tonë  edhe Drejtori i Inspeksionit në këtë komunë, i cili  u shpreh se kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe po merren me këto raste por edhe sot ekipet e kesaj drejtorie janë tërë ditën në terren duke vizituar fermeret kafshët e të cilëve janë goditur nga kjo smundje.

Sipas tij, ngordhja e tyre supozohet  se ka ardhur nga pickimi i rriqrave të cilat janë përhapur në zonat malore dhe fushore.Deri tash kanë ngordhur diku dhjetëra krerë lope në Lubishtë,Buzovik,Pozharan dhe Sllatinë. Sëmundja që vije nga pickimi i rriqrave quhet “babezioza” tek gjedhet. Tek ato gjedhe që janë prekur nga kjo mund të jetë fatale për to, po punojmë në parandalimin e kësaj sëmundje, shumë rriqra mund të jenë mbartëse të sëmundjeve”, tha Ahmeti.

“Nga fermerët jemi njoftuar se ka gati për ditë ngordhje të kafshëve, kemi qenë në teren ku ka pas ngordhje dhe kafshët janë groposur, kjo sëmundje mund të shkaktojë dëme të mëdha”.

“Duhet të merren masa nga fermerët që duhet njoftuar veterinerët dhe të trajtohen kafshën e prekura,  secila kafshë e prekur mund të ngordhë pasi nuk mund të i rezistoj kafshimit  (pickimit) të rriqrave”, tha Ahmeti.

“Jemi duke shqyrtuar mundësit që të bëjmë dezinskemtimin e hapësirave ku kullosin bagëtitë, pjesën malore e kemi pas vështirë të bëjmë dezinsektimin, por do të veprojmë në zonat fushore, dhe këtë javë do të bëjmë dezinsektimin, në mënyrë që të mbrohen kafshët tjera”.

Ahmeti ka folur edhe për simptomat e kësaj sëmundje dhe ka thënë se trajtimi i menjëhershëm mund të shpëtojë kafshët.

Ai ka apeluar tek të gjithë fermerët që të njoftojnë veterinarët pasi kafshët që infektohet mund të shpëtojnë nëse mjekohen në fazën fillestare dhe ka kërkuar nga fermerët që të përcjellin gjendjen e kafshëve në fermat e tyre.

Ndryshe, do theksuar se  në komunën e Vitisë nuk ka pasur sivjet dezinsektim për eliminimin e insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive tek kafshët e pas paraqitjës së këtij rasti komunarët besojnë se së shpejti do të nis aksioni për dezinsektimin ndaj insekteve/rriqrave në veqanti/ ne fusha respetivisht livadhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat