Gjilani organizoi ditën pa makina

Gjilani

Gjilani organizoi ditën pa makina

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 11:38
Gjilani organizoi ditën pa makina

Komuna e Gjilanit ka organizuar sot aktivitetin “Dita pa makina”, në kuadër të aktivitetit “Ta pastrojmë Kosovën”, për të përdorur më tepër biçikletat, sepse shëndeti është më i mirë për njeriun, shërbimet janë më të shpejta dhe ambient është njëkohësisht më i patër.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili së bashku me komandantin e Policisë dhe me zyrtarë komunal e qytetarë, kanë marshuar nëpër qytet me biçikleta, bëri thirrje te qytetarët që të përdorin më tepër ecjen në këmbë dhe qarkullimin me biçikleta, për të shmangur tymin dhe ndotjen që shkaktojnë veturat.

“Sot është aktiviteti “Dita pa vetura”, në kuadër të aktivitetit tre mujorë, “Ta pastrojmë Kosovës”, që së bashku me komandantin e Policisë së Kosovës në Gjilan, zyrtarët komunal, pjestarë të pilocisë, nxënës e qytetarë, kemi marshuar me biçikleta nga qendra e qytetit deri të Universiteti “Kadri Zeka”. Kjo është një thirrje për të gjithë qytetarët e Gjilanit, që sa më shumë të përdorin biçikletat, sepse të gjithë ata që përdorin biçikletat janë më të shëndetshëm, shërbimet i kryejnë më shpejtë dhe njëkohësisht japin një kontribut të madh në ruajtjen e ambientit të pastërt”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ai ka bërë të ditur edhe angazhimin e Komunës në ofrimin e shërbimeve më të mira në këtë drejtim dhe pa pagesë

“Komuna e Gjilanit, është në përgatitjen e projektit për vendosjen e biçikletave në kënde të ndryshme nëpër qytet, që ato të mund të shfrytëzohen nga qytetarët e Gjilani për shërbime më të mira për ta. Do të jetë e thjeshtë, qytetarët do të mund ta marrin biçikletën në një rrugë apo pjesë të qytetit, të kryejnë shërbimin dhe ta dorëzojnë në një pikë tjetër në qytet. Shfrytëzimi do të jetë pa pagesë, sepse po punojmë për shërbime më të mira për qytetarët dhe për krijimin e lehtësirave për ta”, ka potencuar ai.

Për ndryshe, rruga kryesore nga rrethi në qendrën e qytetit e deri të universiteti “Kadri Zeka”, është e bllokuar për qarkullimin e makinave, nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat