“Ta pastrojmë Gjilanin”, aksion i zgjeruar me aktivitete të shumta

Gjilani

“Ta pastrojmë Gjilanin”, aksion i zgjeruar me aktivitete të shumta

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:44
Ilustrim

Aksionit “Ta pastrojmë Gjilanin”, ju kanë bashkangjitur të gjitha institucionet arsimore, në kuadër të kësaj është pastruar edhe shkolla “Abdullah Tahiri”, në Malishevë dhe lagjet e këtij fshati.

Kolektivi i shkollës në bashkëpunim me nxënësit kanë pastruar ambientin e shkollës dhe lagjeve rreth saj si dhe kanë bërë ngjyrosjen e sallës së sportit dhe shenjëzimin e saj, për të krijuar kushte më të mira për realizimin e aktiviteteve sportive.

“Në kuadër të këtij aksioni, së bashku me nxënësit, kemi bërë ngjyrosjen dhe shenjëzimin e sallës së sportit, pas pastrimit me mësimdhënësit, prindërit dhe banorët në ambientet e shkollës dhe lagjeve në këtë fshat. Jemi të vendosur në ruajtjen e ambientit dhe pastërtisë në përgjithësi brenda hapësirës shkollore, por edhe rreth saj”, ka thënë shkurtimisht mësimdhënësi i edukatës fizike, Bashkim Hyseni.

Të gjitha shkollat e Gjilanit janë duke punuar në kuadër të aksionit për një ambient të pastër dhe pa mbeturina.

Komuna e Gjilanit sot ka realizuar edhe aksionin tjetër “Dita pa Makina”, që promovon qarkullimin me biçikleta dhe për ruajtjen e ambientit nga tymi dhe ndotja që shkaktojnë makinat e shumta nëpër rrugë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat