Nxënësit e Gjilanit vazhdojnë aksionin për pastrimin e ambientit

Gjilani

Nxënësit e Gjilanit vazhdojnë aksionin për pastrimin e ambientit

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:28
Gjilan

Shkollat e komunës së Gjilanit janë duke e vazhduar aksionin për pastrimin e ambientit dhe njëkohësisht edhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëruara, duke u bërë një shembull pozitiv se si duhet kujdesur për ajrin e pastër dhe ambientin pa mbeturina.

Nxënësit e shkollave pothuajse çdo ditë të mësimit janë duke punuar nëpër ambientet e shkollave dhe në të gjitha lokalitetet, fshatra e qytet, që mbeturinat të largohen nga ambientet shkollore dhe rreth tyre, por edhe nëpër lagje të ndryshme.

Inspeksioni komunal paralajmëron të gjithë qytetarët dhe operatorë të ndryshëm, që nëse kapen duke hedhur mbeturina, do të marrin dënime të larta të cilat do të shqiptohen në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat