Gjilani furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

Gjilani

Gjilani furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 23:07
Foto ilustruse

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, me një kontingjent të vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 2 mijë dozave.

Drejtori i QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, ka konfirmuar se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike.

“Nga sot fillojmë aplikimin për të gjithë ata të cilet kanë nevojë për këtë lloj vaksine në QKMF dhe në QMF në Dardani. Sipas nevojës vaksinat do t’I shpërndajmë edhe në qendra të tjera të mjekësisë familje dhe nëpër punkte tjera”, ka njoftuar Berisha.

Sipas IKPSHK, për komunën e Gjilanit janë të parapara 5 mijë doza të vaksinave të kësaj natyre dhe furnizimi do të bëhet në disa faza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat